Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Andrea Boēeli, duet me Inva Mula nė turneun rus  
Kėngėtari italian kėndon “Con te partiro” me sopranon shqiptare, Inva Mula

Boēelli, duet me Mulėn nė Rusi

Andrea Boēelli ka vendosur qė nė koncertin e tij tė parė nė Rusi tė kėndojė sė bashku me njė kėngėtare shqiptare, jo mė pak tė njohur nė botė se ai, Inva Mulėn. Si ndalesė tė parė tė turneut tė tij evropian kėngėtari italian ka zgjedhur Shėn Petėrburgun. Nė sheshin e madh “Palace Square” Andrea Boēelli dhe Inva Mula kanė kėnduar nė njė duet njė prej hiteve mė tė mėdha tė kėngėtarit, “Con te Partiro”.
Dueti
Andrea Boēelli s’kishte dhėnė kurrė mė parė njė koncert nė Rusi. Ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye ai zgjodhi Shėn Petėrburgun, pėr tė hapur turneun e tij evropian. E bashkangjitur kėsaj zgjedhjeje do tė qėndronte edhe njė duet me Inva Mulėn, soprano shqiptare me famė botėrore e mbesė Rusie njėkohėsisht. Shtoji kėsaj dhe njė prej baladave mė tė mėdha tė 20-viteve tė fundit, “Con te partiro”. Rezultati? Njė turmė prej 100 mijė vetė s’ka mundur t’i shpėtojė ekzaltimit qė vetėm muzika mund tė shkaktojė, pikėrisht ajo muzikė, e cila sipas Anais Nin, mund tė shkrijė nė njė gjithė pjesėt e trupit tonė. Mbase ky ekzaltim ka shėrbyer pėr tė mbrojtur njė prej shqetėsimeve, mbase tė vetme tė asaj nate, tė ftohtit tė acartė. Sipas njė artikulli nė gazetėn britanike “The Independent”, ndėrsa tenori shoqėrohej drejt skenės mund tė shiheshin re fryme qė i dilnin nga flegrat e hundėve. E kėto s’janė kryesisht kushte klimaterike tė pėrshtatshme pėr tė kėnduar, aq mė tepėr kur tė kėnduarit nė fjalė ėshtė teknikisht shumė kėrkues.

Koncerti
Rreth 100 mijė vetė morėn pjesė nė koncertin e Boēellit nė Shėn Petėrburg, tė cilėt nuk kanė pasur nevojė tė paguajnė biletė siē ndodh rėndom nė aktivitete tė tilla, e aq mė tepėr nėse protagonist ėshtė njė kėngėtar i famshėm. Kjo pėr arsye se miliarderi rus, Roustam Tariko, dikur pastrues rrugėsh, ka financuar koncertin pėr shkak tė nostalgjisė sė tij pėr “madhėshtinė perandorake tė Rusisė”. E ndėrsa albumi i tij mė i fundit pėrmban njė pėrzierje tė emrave tė popit e rokut, siē ėshtė Kristina Agilera, Elvis Presli, nuanca tė muzikės latine e hite tė vjetra tė Frenk Sinatrės, Net Koul etj., nė koncertin e tij nė Rusi ai ka kėnduar vetėm muzikė tėrėsisht klasike.

“Con te partiro”
(Time to say goodbye)

Time to say goodbye
Paesi che non ho mai
Veduto e vissuto con te
Adesso si li vivro
Con te partiro
Su navi per mari
Che io lo so
No no non esistono piu
Con te io li rivivro
Con te partiro
Su navi per mari
Che io lo so
No no non esistono piu
Con te io li rivivro
Con te partiro
Io con te

Andrea Boēelli

Andrea Boēelli sapo ka hedhur nė treg albumin e tij tė dhjetė ndėrkombėtar “Amore”. Para dhjetės vitesh kėngėtari shpėrtheu nė skenėn muzikore me “Romanza”, njė pėrmbledhje pasionale baladash origjinale italiane tė rrymės pop. Me “Amore” Boēelli i rikthehet romancės e pasionit tė “Romanza”, por nė njė drejtim krejtėsisht tė ri muzikor. Albumi i tij mė i fundit pėrmban kėngė qė shtrihen nė njė hapėsirė kohore prej 1920-1980, tė cilat janė kėnduar mė parė nga vokalistė legjendarė si Edit Piaf, Luis Migel, Nat King Koul, Frank Sinatra etj. Nė album gjendet dhe njė kėngė angleze nė nderim tė Elvis Preslit, “Can’t help falling in love”.

Inva Mula

Mė 1988 u emėrua soliste nė TOB, ndėrsa viti 1992 shėnoi fillimin e karrierės sė saj jashtė vendit. Mė 1992 fillon punė nė korin e Operas sė Parisit, ku qėndroi vetėm 6 muaj. Po nė kėtė kohė merr pjesė nė konkursin e parė “Domingo” qė u organizua nė Operėn e Bastijės dhe aty fiton ēmimin e parė. Prej asaj kohe, Inva kalon nga njėri sukses nė tjetrin. Qė nė fillimet e karrierės ajo pėrballon role tė ndryshme tė repertorit verdian. Ajo ka fituar njė sėrė ēmimesh si dhe ka marrė pjesė nė njė numėr tė madh koncertesh nė gjithė botėn. Inva Mula rikthehet ēdo verė nė Teatrin Antik tė Butrintit me njė koncert tė titulluar “Inva live nė Butrint”.

Kortezi e Tirana Observer

Veshja