Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Eda Zari konkurron nė festivalin e xhazit  
Artistja shqiptare konkurron nė festivalin e xhazit nė Lugano

Eda Zari, muzikė shqiptare nė Itali

Lugano nuk ėshtė vetėm ēokollatė dhe orė zvicerane, art dhe arkitekturė moderne. Aty zhvillohet edhe festivali i xhazit 2006, edicioni i tij i 28-tė.
Njė thirrje pėr tė gjithė muzikantėt nga tė katėr anėt e botės, pėr tė shijuar atmosferėn e mbushur me ritme tė nxehta. Por njė festival, qė i shkon pėrshtat Eda Zarit, kėngėtares shqiptare qė jeton nė Gjermani prej vitesh. Artistja do tė ndodhet aty pėr tė parėn herė nė kėtė festival, qė edicioni i tij i radhės fillon prej 30 qershorit deri mė 8 korrik. Programi nė kėtė festival do tė jetė mjaft i pasur nga bota e muzikės xhaz e deri te roku klasik, qė ėshtė menduar tė sjellė njė atmosferė tė mbushur me ritme tė nxehta dhe emocione tė vazhdueshme. Kėngėtarja shqiptare Eda Zari do tė performojė nė tė pjesė tė ndryshme tė muzikės, xhaz, nė datėn 6 korrik, e shoqėruar nė piano nga Hans Lüdemann, Rhani Krija nė tarabukė, Krishan Frese nė bass, Dany Schröteller, Vladimir Gica, klarinetė), Sebastian Studnicky dhe Momo. Sipas informacioneve nė uebsitin e festivalit dhe vetė kėngėtares, kjo garė artistike e xhazit do tė organizohet nė “Piazza della Riforma”. Festivali, sipas tė dhėnave, do tė jetė “Open Air” i lirė dhe pa bileta pėr tė gjithė tė dashuruarit pas kėtij lloj arti. Do tė nisė ēdo ditė nė orėn 20:15. Mes shumė tė tjerėve nė kėtė festival marrin pjesė edhe kameruni Richard Bona, basisti e kėngėtari, kitaristi i “Boston Mike Stern”, braziliani, Jorge Ben Jor, autor i shumė hiteve tė njohura dhe Eddie Palmieri, portorikani i ēmendur 70-vjeēar. Pėrveē kėngėtares shqiptare, Eda Zari, mitit Al Jarreau, qė merr pjesė pėr herė tė parė nė festival, ėshtė edhe Aėilo Longomba, artisti kongolez i njohur pėr performancėn afrikane momentalisht. Pėr muzikėn soul dhe bop takimi do tė jetė tė premten, mė 7 korrik, me Randy Brecker, Bill Evans, Soulbop Band 2006. Vetėm pak kohė mė parė, njė e pėrditshme gjermane nė njė artikull kushtuar artistes shqiptare do tė shkruante; kėngėtarja e mirėnjohur Eda Zari (me vendbanim nė Düsseldorf) me performancat e saj i dhuron publikut vendas njė prize tė mrekullueshėm tė stilit dhe muzikės shqiptare nga ku ėshtė dhe me prejardhje. Zari rrjedh nga dinastia muzikale e familjes Lela nga Pėrmeti, njė nga grupet me reprezentative tė folklorit dhe polifonisė shqiptare. Konsiderohet njė nga artistet me tė shkėlqyera, misioni i sė cilės ėshtė gėrshetimi i muzikės moderne bazuar nė tabanin e muzikės polifonike shqiptare”. Festivali do tė transmetohet nė televizione kombėtare “Sėiss Broadcasting”, ”RTSI”, dhe “TV Italian SRG”, “SSR”.

Kortezi e Panorama

Veshja