Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Miriam Cani, deputimi i parė pėr publikun shqiptar  
U paraqit nė festival me njė kėngė tė Alfred Kaēinarit, tė titulluar “Shko”

Miriam, 100% shqip

Eshtė ende 20 vjeē, megjithatė brenda 3 vitesh ka marrė pjesė nė 400 koncerte, ka shituar 2,3 milionė CD dhe janė shkruar 400 artikuj nėpėr gazeta. Ajo ėshtė Miriam Cani, apo thjesht Miriam, vajza nga Elbasani, e cila prej 15 vitesh jeton nė Gjermani.
Kur u largua nga Shqipėria ishte vetėm 5 vjeē, megjithatė ajo thotė se ndihet shumė shqiptare dhe kėtė kėrkon ta tregojė edhe me pjesėmarrjen e saj nė Festivalin e Kėngės nė RTSH. Miriam Cani, ėshtė njė nga vajzat bukuroshe tė grupit “Preluders”, qė ka ēmendur jo vetėm tė rinjtė gjermanė, por edhe kudo nė Evropė. Pasi ka marrė pjesė me grupin nė disa aktivitete nė Shqipėri, Miriam rikthehet, por kėtė herė nė festivalin e RTSH-sė, me njė kėngė tė Alfred Kaēinarit, tė titulluar “Shko!”. Nė skenėn e festivalit ajo ėshtė shfaqur e veshur si Sheherezade dhe e shoqėruar nga dy balerinė me ngjyrė, qė i ka marrė me vete nga Gjermania. Ndėrsa nėse do tė fitonte nė Festivalin Evropian do paraqitej bashkė me vajzat e grupit, tė cilat i do fort. Prej tri vitesh sė bashku me to, ajo ka zhvilluar turne gjithandej, por siē thotė Miriami nė elbasanēe “siē e kemi ne gocat, ndonjėherė edhe zihemi, por pas 5 minutash pajtohemi sėrish e ēdo gjė ėshtė nė rregull”. Edhe pse lodhet, i duhet tė lėvizė vazhdimisht nga njė qytet nė tjetrin, ajo nuk thotė kurrė “Boll!”. “Muzika ėshtė jeta ime, - thotė Miriam, e cila adhuron Mariah Carey, Alisia Keys e Beyonce. “E gjithė dita ėshtė e mbushur nga mėngjesi deri nė mbrėmje. Megjithatė nuk pendohem asnjėherė pėr rrugėn qė kam zgjedhur, sepse shoh rezultate. Sa mė shumė qė kalon koha, aq mė mirė bėhemi, aq mė shumė njerėz njohim, mė shumė vende shėtisim. Eshtė diēka me tė cilėn nuk ngopesh kurrė. Bota ėshtė kaq e madhe!” E rrethuar nga ky aktivitet intensiv dhe nga njerėz qė e adhurojnė Miriam Cani thotė se ndihet mirė nė vendin ku jeton. Ka marrė njė kulturė gjermane, megjithatė “nė zemėr jam 100% shqiptare”. Nė shtėpinė e saj flitet shqip, dėgjohet vazhdimisht muzikė shqiptare e duke qeshur ajo thotė se nė shtėpi gatuhet a la shqiptarēe, groshė, petulla... Ndonėse ėshtė bėrė e njohur kėto vitet e fundit, ajo merret me muzikė qė nė moshėn 13-14 vjeēare, kur i ati e dėgjoi tek kėndonte nė dhomėn e saj. Fillimisht i bleu njė piano, ndėrsa mė vonė, nisi studimet me mėsues gjermanė pėr tė mėsuar tė fshehtat e muzikės.
Sa i pėrket muzikės qė bėhet nė Shqipėri, ajo thotė se kėrkohet edhe mė shumė. “Nuk krahasohet me zhvillimin nė Gjermani. Kėrkohen ndryshime jo vetėm nga ana teknike, por edhe tek njerėzit, kėrkohen ide, pėr gjėra tė reja, ndoshta pėr njerėz qė vijnė nga jashtė qė sjellin njė stil tė ri. Edhe qėllimi dhe ėndrra ime ėshtė tė sjell njė stil tjetėr, tė sjell muzikėn timė nė Shqipėri”, - thotė kėngėtarja. Sipas saj, vitin qė vjen “Preluders” nxjerrin njė album tė ri, i cili paraprihet nga njė kėngė e re qė del nė muajin janar dhe janė planifikuar disa turne.

A. Mile

Veshja