Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Xhana Nanini jep njė intervistė pėr publikun shqiptar  
Adhuron sot e kėsaj dite Janis Joplin, por hoqi dorė nga jeta “alla Joplin”, duke parė se nė kėtė formė nuk mund tė ecej pėrpara. Njė artiste qė me zėrin dhe muzikėn e fortė rock pėrcjell filozofinė e jetės me njė klithmė njerėzore

Xhana Nanini: Kam dashur tė vij prej kohėsh nė Shqipėri
Elsa Demo

Kur dėgjon Xhana Naninin tė kėndojė kupton se cila ėshtė pėrmasa e vėrtetė e barazisė gjinore nė botėn e artit. Njė artiste qė mund tė krahasohej dhe me homologun mė tė talentuar mashkull. E ftuar natėn e ndarjes sė ēmimeve tė artit dhe kulturės “Kult 2005”, Nanini ka interpretuar tri kėngė, njėrėn tė cilave live, “Maschi”, “Bello e imposibile” dhe kėngėn e re “Amandoti” nga disku i fundit “Perle” i hedhur nė qarkullim nė janar tė kėtij viti.
49-vjeēarja erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri vetėm pėr njė natė, megjithėse pėr publikun tonė ajo ėshtė e njohur vite tė shkuara. Dy net mė parė, nė skenėn e “Pallatit tė Kongreseve” ajo ka pėrcjellė tė njėjtėn energji qė ka treguar qysh nė fillimet e karrierės 30-vjeēare. Zė i ngjirur me forcėn pėr tė krijuar imazhe, pėr ta trupėzuar muzikėn, pėr ta prekur tingullin, pėr tė pranuar se Nanini ėshtė njė artiste koshiente pėr magjinė qė zotėron, dhe rrugėn qė ndjek pėr t’ua dhėnė tė tjerėve atė qė krijon. Nanini injoron dhomėn e grimit, parukierėt, stilistėt, lėvizjet e monotone koreografike, frikėn se sa sy po e ndjekin. Ajo vjen nė skenė pa ndihmėn e asnjerės prej kėtyre, e bindur se rruga pėr tek skena nuk ėshtė tė shfaqurit, por izolim nga tė gjitha kėto. Ndryshe nuk do tė prodhodhej ai zė qė vjen tek ne si imazhi obsesiv aq mirė i rezonuar nga rrathėt e “Britmės” sė piktorit Edward Munch.
Kėngėtarja italiane, Xhana Nanini, u lind mė 1956 nė Siena. Debuton pėr herė tė parė nė vitin 1976. Nėntė vjet mė vonė me kėngėn “Fotoromanza” fiton Festivalbarin. Mė 1987 pasi kėngėt e saj pushtojnė tregun zvicerian, gjerman dhe austriak, del pėrmbledhja “Meshkuj dhe tė tjerė” disk i shitur nė njė milion kopje. Mė 1994 laureohet pėr letėrsi e filozofi me tezėn “Trupi nė zė”- “Marrėdhėniet trup-zė nė njė perspektivė tė antropologjisė muzikore”. Nė vitin 2000 punon pėr kolonėn zanore tė filmit vizatimor italian “Momo nė pushtimin e tempullit”, pasi deri atėherė kishte kompozuar muzikėn e filmit “Sconcerto Rock” i regjisorit Bernardo Bertolucci dhe kishte debutuar si aktore nė filmin e Gabriele Salvatores “Ėndėrr e njė nate vere” nė 1983, njėkohėsisht kishte realizuar muzikėn e filmit. Nė 2002 del albumi “Aria” dhe nė 2005 “Perle” ku janė pėrfshirė dy piano dhe harqet e kuartetit “Solis String Quartet”.


Intervista

Pėrse e pranuat ftesėn pėr kėtė vizitė tė shkurtėr nė Tiranė?

Duhej tė kisha ardhur prej kohėsh nė Tiranė, pėr tė parė dhe njohur nga afėr shqiptarėt, pėr tė njohur dhe skenat kėtu, pėr tė cilat miq tė mi mė kanė folur shumė mirė. Nuk e kam pasur asnjėherė rastin dhe tani qė erdhi thashė, e po mirė, po shkoj.


Sot do tė kėndoni dhe njė kėngė tė albumit tuaj tė ri. Ēfarė ka tė veēantė ky disk nė krahasim me tė tjerėt?

Nė ndryshim nga tė tjerėt, ky ėshtė i veēantė pėr arsye se pėr herė tė parė kam bėrė njė disk me instrumente akustikė. E pranishme ėshtė pianoja. Unė kam interpretuar prej shumė vitesh nė piano, por duke u marrė me muzikėn rock nuk i kam rėnė mė, sepse pėrkundėr pianos mė duhej banda. Kėshtu qė ky disk ėshtė bėrė me njė kuartet harqesh dhe dy piano. Kėtu janė pėrfshirė disa pjesė tė shkruara mė parė dhe disa krejt tė panjohura, tė rralla qė askush nuk e dinte se ekzistonin. Pėr mua ky disk paraqet njė kėndvėshtrim tė ri timin.


Keni kompozuar edhe muzikė filmi, madje para disa vitesh edhe pėr njė film vizatimor. Ē’ju lidh me kėtė gjini?

Mė pėlqen kinemaja, ėshtė njė lloj muzike e imazhit. Eshtė e lehtė pėr mua tė bėj muzikė filmi, pra tė bėsh njė kėngė dhe tė kesh vizionin e diēkaje. Kinemaja ėshtė gati, ndjenjat janė mė tė lehta pėr t’u zbėrthyer, parė dhe ndier.


Ēfarė do tė thotė pėr Xhana Naninin tė jetė njė rockstar nė kohėt moderne, pas njė karriere qė ka nisur nė mesin e viteve ‘80?

Rock-u ka evoluar shumė nė kėto 30 vitet e fundit, ka kaluar nga rock-u i viteve 70, nė atė muzikėn elektronike nė vitet 80, tek sintetizatori dhe instrumentet qė kanė zėvendėsuar pjesėrisht ato tė viteve 70, tė antimodės.
Pas viteve 90-tė, pra pas revolucionit muzikor tė “Nirvana”-ve nė Amerikė, tė grupeve qė i rimorėn kėto lloj instrumentesh dhe interpretonin atė qė iu vinte nė mend, muzika pati njė rikthim tek tė qenurit mė organike, pra sikur kishte mė shumė dėshirė pėr tė interpretuar me instrumente. Nė rastin tim, nė albumin “Perle”, janė tė gjithė instrumente tė vėrtetė, madje dhe nė albumin e ardhshėm ku kryesore ėshtė kitara, ndoshta sepse kjo ėshtė kėrkesė e momentit qė po qarkullon kudo nėpėr botė, pra tė shfrytėzosh dhe tė prekėsh instrumente tė vėrtetė.


Thuhet se albumi juaj i fundit tė paktėn pėr nga titulli “Perle” ka diēka tė ngjashme me kėngėtaren e viteve ‘70 Janis Joplin. Edhe albumi i saj i fundi mbante titullin “Pearls”. Ka ndonjė shpjegim pėr kėtė?

Janis Joplin ėshtė idhulli im. Kur erdha tė jetoj nė Milano, pra kur u largova nga vendlindja ime Siena, nuk e njihja rock-un dhe nė shtėpitė diskografike e trajtoja kėtė zhanėr si shumė klasik, por me njė zė shumė rock, pra ishte pak e ēuditshme. Atėherė gjeta njė producent sipas tė cilit unė i sillja ndėr mend Janis Joplin. Bleva njė disk tė sajin. E dėgjova kėtė kėngėtare dhe mė ndriēoi. Dėgjova tė gjitha disqet e saj me teknikėn e “zėrit tė zi” tė tė kėnduarit, pak bluz, dhe mėsova tė gjitha pjesėt e saj. Atėherė kėtė e ndieva si shkollėn e pėrshtatshme tė muzikės.


Nė tė kundėrt, veē muzikės, jeta juaj ka donjė gjė tė ngjashme me atė tė Joplin-it… ajo bėnte njė jetė bohemėsh.

Unė kam hequr dorė nga tė qenurit e alkoolizuar (qesh)….Ma… le pere non le faccio, (gjoksin nuk e ndryshoj).
E njihja Janis Joplin qysh fėmijė dhe mė vinte keq qė kishte vdekur. Doja ta harroja, nuk doja tė kisha tė njėjtin fund si ajo, edhe pse fillimisht blija gjithė pijet qė ajo pinte, eksperimentoja, si me suasion comfort pėr shembull, por hoqa dorė. Kėshtu nuk ecet pėrpara. Nė fakt duhet njė limit. Nėse do jetonte Janis Joplin kush e di ku do tė ishte nė kėtė epokė.


Po limiti nė art ku dhe cili ėshtė sipas jush?

Ėshtė komercializimi. Ky ėshtė njė limit, edhe pse asnjėherė nuk i dihet deri ku arrin, kėtu unė fus edhe mekanizmat e prodhimit tė tingullit, mekanizmat e ndėrhyrjes tek tingulli. Kėshtu qė sot tė gjithė janė artistė, madje njėri ėshtė mė artist se tjetri. Mendoj se komunikimi pėrmes zėrit varet nga ai qė e ndėrton kėtė raport me artin, dhe nė raport me artin duhet komunikimi. Nėse arrin tė komunikosh ke bėrė atė qė duhet.


Njė kėngėtare qė ėshtė e interesuar edhe pėr filozofinė…

Po, kam studiuar filozofi duke jetuar. Po tė shkosh nė universitet nuk mėson asgjė. Filozofia e vėrtetė mėsohet nė rrugė.

Megjithatė ju jeni laureuar dhe keni marrė edhe gradėn Dr.?

(Qesh) Po, jam edhe Dr. Jam laureuar sepse mė interesonte shumė antropologjia nga kėndvėshtrimi i traditave popullore. Teza ime konsistonte nė kėrkimet e muzikės sė traditave popullore. Ashtu siē mund tė mendohet se ēdo vend ka bluzin e vet, zbulova se nina-nana nė Toskana, ngjan shumė me nina-nana-t nė Ballkan. Kėshtu pra me muzikėn folk e cila ėshtė shumė afėr bluzit, kontakti mes nesh ėshtė shumė i afėrt. Kur e kam bėrė kėtė kėrkim pėr Universitetin zbulova se muzika jonė nuk ėshtė shumė larg nga e juaja, nga muzika shqiptare. Ėshtė e mundur qė atė pjesė tė Ballkanit ta gjesh edhe nė mjedisin italian, pra njė bashkėsi gjuhėsh qė i pėrkasin njė tė shkuare, por nga e cila janė formuar tė gjitha gjuhėt. Shkurt zbulova se ēdo vend ka bluzin e vet.

Kjo ishte me pak fjalė filozofia qė ju keni gjetur duke shkuar nė rrėnjėt e muzikės folk, po filozofia juaj si kėngėtare cila ėshtė?

Para sė gjithash, tė jemi gjithmonė vetvetja, tė shkosh nė thellėsi tė vetes, tė mos kesh censurė, t’i tregosh gjėrat ashtu siē janė.

Pėrse nuk i frekuentoni skenat e festivaleve?
Tė San Remos?

Tė San Remos…
Nuk e kam bėrė kurrė, nuk ia kam dalė dot mbanė (qesh). Sot festivali i San Remos nuk mendoj se pėrfaqėson njė fluturim pėr ata qė janė tė njohur, pėr atė qė kėrkon tė njihet, sigurisht. Kjo ėshtė njė rrugė e ngushtė e tė vėshtruarit tė muzikės. Unė kam hyrė nė muzikėn evropiane me kėngėt e mia, pėrse duhet tė mbėrthehem pas njė festivali San Remoje.

Muzika juaj pėrjetohet si njė britmė njerėzore, ju ē’provoni kur e kėndoni?

Unė kėndoj. Mund ta ndiej edhe kėshtu si njė britmė, por di se jam unė qė e kėndoj.


Kortezi e Shekulli

Veshja