Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Festivali Folklorik zbret nė Tiranė  
Nė skenėn e Teatrit tė Operės ėshtė dhėnė njė koncert me kėngėt dhe vallet mė tė mira tė Festivalit tė Gjirokastrės
A.Mile

Njė ansambėl i vėrtetė tingujsh, ritmesh, lėvizjesh e ngjyrash, janė shfaqur mbrėmė nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Kėngėt dhe vallet mė tė bukura tė Festivalit Folklorik kanė ardhur mbrėmė pėr publikun pėrmes njė koncerti, por edhe nėpėrmjet njė ekspozite fotografike, e cila ka sjellė atmosferėn festive nė kalanė e Gjirokastrės. Nė kuadrin e “Muajit Maratonė tė Kulturės”, dhe nė prag tė festave tė mėdha tė Nėntorit, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Qendra Kombėtare e Veprimtarive Folklorike, Ansambli Kombėtar i Kėngėve dhe Valleve, kanė organizuar mbrėmė, nė mjediset e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit hapjen e Ekspozitės Fotografike dhe njė Koncert me numra tė zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombėtar i Gjirokastrės 2004. Ekspozita fotografike me pamje nga Festivali, ėshtė realizuar nga fotografi Hamdi Petrela, qė ka fiksuar nė celuloid, portrete dhe grupe tė artistėve popullorė, ēaste nga konkurrimi i grupeve folklorike nė skenėn e Kalasė sė Gjirokastrės, pamje festive tė qytetit etj, pėrmes tė cilave autori ka dhėnė atmosferėn e gėzueshme, dritėn dhe larminė e ngjyrave tė kostumeve tė bukura popullore. Pas ekspozitės, nė sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, tė pranishmit kanė pasur mundėsi tė ndjekin Koncertin me kėngė dhe valle tė zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombėtar i Gjirokastrės, ku rreth 200 artistė kanė debutuar me numrat folklorikė mė tė mirė. Kėngėt popullore qytetare nga Pėrmeti, Shkodra dhe Tirana, me kėngėtarėt e njohur Arban Zeqiri, Jarek Muēo, Mukades Ēanga, Violeta Zefi, Nurije Myftari etj, kanė elektrizuar atmosferėn dhe kanė fituar duartrokitjet e publikut. Gjithashtu, nė skenė janė ngjitur grupet e valleve nga Tropoja, Peshkopia, Ura Vajgurore, Devolli, Gramshi etj., si edhe bartėsit e njohur tė kėngės polifonike nga Gjirokastra, Vlora dhe Mallakastra, rapsodėt e Mirditės, formacioni orkestral i Pukės etj, tė cilėt “rrėmbyen” ēmime e medalje nė edicionin e shtatė tė Folklorikut. Ashtu si edhe nė Festivalin e Gjirokastrės, nė skenėn e teatrit tė Operės dhe baletit, janė ngjitur grupe folklorike nga Gjilani i Kosovės, nga Frėngova e Strugės, si dhe nga Ulqini. Por nuk kanė munguar edhe tė zotėt e shtėpisė, kėngėtarėt dhe valltarėt e Ansamblit Kombėtar tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, tė cilėt fituan ēmimin e parė tė Festivalit Folklorik.

25/11/2004
Gazeta Shekulli

Veshja