Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  KU JANĖ!?...  
Ku janė bjeshkėt e Valbonės?
Ku asht shpellė e Dragobisė!’
Ku je Fatime Sokoli?
Ti bylbyli i Shqiptarisė!

vazhdon...

Mė dogj malli pėr 9 malet!
Bukurinė e kangės dibrane!
Ku asht zani i Liri Rashės?
Ku ta gjej sot kangėn tande?

Kush ma sjell kangėn vlonjate?
“Vajzėn e Valėve” nga bregdeti!?
Ku janė nuset dropullite
Ku janė isot nga Pėrmeti!?

“Qysh e len qingji kopenė!”
Shkurte Fejza pran ma solli!
Sa shumė malli mė ka djegė
Pėr atė kangėn “Mic Sokoli”


Mijra kangė nė gjoks mi uli
Motra Shyhrete Behluli!
qindra kangė me palc- barot
Dave Gjergji mė solli sot.

Drane Gega e malsisė
Merrja prap ti ēiftelisė
“Mbushe rrugėn more zambak!
Ky kurbet veē lot e gjak!

Ku je sot Naile Hoxha!?
Ku je shpirti i kangės shkodrane!?
Eja Luēije Miloti
Mė qetso me kangėn tande!

Ku ti gjej prap dy mbretneshat?
Vaēe Zela e Pagarushė!?
Kangėn me gjith shpirt e desha
Kangė e mallė zemra m’asht mbushė!

Autori: Agim Doēi

Veshja