Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Ekzekutohet rapsodi Mark Nikolli  
Atentat ne qender te qytetit te Lezhes, prane policise. Kengetari i njohur i folklorit verior, u qellua me 5 plumba pistolete, duke mbetur i vdekur ne vend. Policia arreston si te dyshuar te vrasjes, Blerian Pjetrin. Deshmia: "Motra e viktimes kishte vrare babain perdhunues, te te prangosurit". Artisti keto dite, merrte medaljen nga Presidenti.
Vritet ne atentat ne mes te qytetit te Lezhes, kengetari dhe rapsodi i kenges popullore te veriut Mark Nikolli, ndersa policia arreston menjehere, autorin e dyshuar, 22 vjecarin Blerian Pjetri. Hakmarrja, shihet si pista kryesore e atentatit ndaj tij, ku Blerian Pjetri, fqinje me te ndjerin e vrare dje, akuzohet te kete qene edhe autori i vrasjes. Policia ka mundur te prangose brenda kater minutash te dyshuarin, i cili nuk arrite te largohej me shume se 100 metra nga vendi i ngjarjes. Atentati, ndodhi vetem 100 metra larg zyrave te drejtorise se Policise se Lezhes.

Ngjarja

Rreth ores 12.05 te dites se djeshme, rapsodi i njohur i veriut, 46 vjecari Mark Nikolli, banues ne qytetin e Lezhes, pasi kishte bere nje fotografi ne nje lokal prane policise, ishte nisur tek nje videoteke. Ne rruge kane qene shme njerez qe leviznin, ndersa 20 vjecari Blerian Prenge Pjetri, dyshohet se i eshte afruar dhe ka nxjerre pistoleten duke qelluar nje here mbi te. Nikolla ka rene ne trotuar ndersa Pjetri ka qelluar mbi te edhe kater here te tjera, duke u siguruar qe "gjakesi", kishte nderruar jete. Policia me te degjuar krismat eshte sulur drejt vendit te ngjarjes, ndersa agjentet e krimit pasi kane pare qe Marjan Pjetri po largohej me shpejtesi me arme ne dore, iu vu ne ndjekje. Ndjekja ne mes te qytetit, ishte e veshtire per shkak se rruget ishin me shume kalimtare dhe i dyshuari, i armatosur. Operacioni u drejtua nga drejtori Xhevit Shala dhe shefi komisariatit lezhes, te cilet kane bere prangosjen duke evituar incidente te tjera te pergjakshme.

Gjakmarrja vrau serish

"Mark Nikolli eshte vrare per hakmarrje, pasi motra e tij Gjelina Nikolli 25 vjece akuzohet se ka vrare Preng Pjetrin 38 vjec, babai i te ndaluarit te djeshem, ne afersi te baneses se ketij te fundit ne vitin 1998". Ky eshte versioni qe jep policia ne lidhje me motivet e ekzekutimit te bujshem dje, ne qender te Lezhes. Policia thote se vrasja qe dyshohet se ka kryer Gjelina, ka ardhur per shkak te perdhunimit sipas saj qe kishte ushtruar mbi te, 38-vjecari Preng Pjetri. "Pas vrasjes se kryer, Gjelina ishte larguar per ne shtepine e saj, duke fshehur gjurmet e krimit", thane burimet. Por pas nje jave policia ka mbledhur prova qe fajesonin te dyshuaren duke e arrestuar. E prangosura ka pranuar krimin duke kerkuar gjykim te shkurtuar. Pas disa muajsh, gjykata e Lezhes e denoi Gjelinen, me dhjete vjete burg, denim qe vazhdoon ta vuaje edhe sot. Mesohet se gjate kesaj kohe, familjet e dy paleve, qe jetonin brenda te njejtit vendbanim, nuk ishin ngujuar dhe leviznin normalisht ne qytet. Por me vrasjen e djeshme, eshte prishur gjithcka, pasi i eshte marre jete ne shenje gjakmarrjeje, vellait te autores se dyshuar te vrasjes se djeshme.

Marku kete jave merrte "Naim Frasheri i Arte"

Mark Nikolla pritej te dekorohej keto dite, me urdherin e larte, Naim Frasheri i arte, per kontributin e tij ne fushen e muzikes, ku njihet si kengetar, instrumentist dhe kompozitor i kenges popullore. Nikolla, ka intepretuar me nje nivel te larte artistik, jo vetem ne skenat shqiptare, por edhe ne Kosove, Angli, Zvicer etj. Qe ne moshen dhjetevjecare Mark Nikolla nuk i eshte shkeputur skenes, ndersa kane qene me dhjetra, kenget e kenduar, kompozuar dhe melodite instrumetale te bera prej tij. Propozimi per dekorimin e tij e beri Keshilli Bashkiak i Lezhes, ndersa miratimi ishte bere nga presidenti Alfred Moisiu.



Veshja