Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Ndėrron jetė "Bilbili" i Shqipėrisė sė Mesme, Fitnete Rexha  
Kėngėtarja e njohur e muzikės popullore shqiptare, Artistja e Merituar, Fitnete Rexha, ka vdekur nė Tiranė nė moshėn 70 vjeēare.

Zonja Rexha, qė ėshtė konsideruar dhe bilbili i kėngės popullore tė Shqipėrisė sė Mesme, vdiq pas njė sėmundjeje tė rėndė.
Kompozitori dhe bashkėpunėtori i saj shumėvjeēar, z.Tish Daija tha pėr BBC-nė se Fitnete Rexha ishte reformatore e muzikės sė Shqipėrisė sė Mesme.

"Vlerėsimi im pėr Fitnete Rexhėn si kėngėtare e kėngės sė Shqipėrisė tė Mesme ėshtė maksimal," tha z. Daija.

Sipas z. Daija, ajo pastroi kėngėn e Shqipėrisė sė Mesme nga influencat e muzikės orientale.

"Ajo ėshtė njė shembull i shkėlqyer se si mund tė dashurohet kėnga popullore," tha z. Daija.

(C) BBC
--------------------------------------------------------

Fitnete Rexha
(Tiranė 03.04.1933) “Artiste e Merituar”-1961.
Njė ndėr kėngėtaret mė tė shquara tė muzikės popullore tė Shqipėrisė sė mesme, kryesisht tė muzikės popullore qytetare tiranase.
Fitnetja bie nė kontakt me traditėn e muzikės popullore qytetare tiranase nė familjen e saj. Vajza mė e vogėl e Bab Rexh Delisė “Hero i Popullit”, familja krutane e tė cilit njihet pėr vlerat e traditės, kultivonte prej shumė brezash kėngėn popullore. Rreth moshės 15 vjeēare kėndon dhe regjistron kėngėt e para popullore nė Radio-Tirana nėn shoqėrinė e grupit orkestral tė Shqipėrisė sė mesme tė drejtuar nga Muharrem Gura († 2000) dhe Skėnder Reka. Orkestrina pėrbėhej nga muziktarėt Skėnder Reka-fisarmonikė, Liu i Nushit dhe Ēerēiz Mehmeti-violinė, Reshit Shehu-dajre, Mustafa Zyberi-klarinetė, Riza Selita-kontrabas, Emil Miloti dhe Fadili i Ansamblit tė Ushtrisė nė kitarė. Fillimisht fillon punė si kėngėtare nė Estradėn e Tiranės dhe mė pas aktiviteti i saj si kėngėtare u zhvillua tėrėsisht pranė A.K.V.P-sė nė Tiranė deri nė daljen nė pension nė vitin 1981. Ndėr kėngėt mė tė bukura tė kėnduara prej F.Rexhės pėrmendim: “Te selvitė e Namazgjasė”, “Qėnke veshur me tė bardha”, “Mun aty tek shtatė zymbylat”, “Dy tė bukurat nė nji derė” etj. Ka regjistruar rreth 200 kėngė popullore tė Shqipėrisė sė Mesme. Regjistrimet muzikore tė saj gjenden kryesisht pranė Radio-Tiranės. Akademik. Prof. Ēesk Zadeja ka thėnė se sa herė tė degjohet kėnga popullore e Shqipėrisė sė Mesme gjithmonė do tė kujtohet kėngėtarja Fitnete Rexha.

Lit: Musaj L, “20 vjet me kėngė nė gojė-Fitnete Rexha”, tek “Shqiptarja e re”, 4/1974 etj.
--------------------------------------------------------

Duke shprehur keqardhjen tonė pėr tė afėrmit kujtojmė zėrin e bukur tė Fitnete Rexhės me albumin "Kėngė popullore tė Shqipėrisė sė Mesme".

Dėgjoni kėngėt kėtu dhe shprehni komentet tuaja nė kėtė temė tė Forumit Shqiptar.

Veshja