Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Koncerti i suksesshėm i Lirio Nushit nė Vlorė  
KAM ARDHUR TĖ MARRĖ BEKIMIN E DHEUT TĖ ATIT, BEKIMIN E DHEUT VLONJAT


Duartrokitjet e publikut shqiptar janė ēmimi mė i madh nė botė pėr mua. Koncerti im i parė recital nė Shqipėri dhe pikėrisht nė Vlorė ka qenė ėndrra dhe shqetėsimi i netėve tė mia. Aty ku linda, nė dheun e atit tim do tė ndėgjohen ndoshta pėr herė tė parė nė njė pėrmbledhje tė plotė tė titulluar KĖNGĖT ARBĖRESHE. Kėtė privilegj e kam pėrcaktuar qysh nė fillim tė kėsaj pune tė madhe qė do ti pėrkiste Vlorės vendit tim tė lindjes, dhe jo vetėm sepse unė u linda aty por sepse Vlora ėshtė pėr mua dhe gjithė shqiptarėt djepi i atdhetarizmit, strehėza e ngrohtė dhe mikėpriėse, djepi i lindjes sė pamvarėsisė shqiptare, plaga ku dhemb mė shumė ndarja e Kosovės, vendi qė i dha pa kursim bijtė e vet pėr tė mirėn dhe pėrparimin e kombit shqiptar - kėshtu u shpreh kėngėtari i njohur Lirio Nushi sapo mberriti nė Vlorė.

Nėn njė skenė pothuajse madhėshtore Lirio u shfaq dhe magjepsi sallėn. Shqiponja e ndarė nė mes menjėherė te linte tė kuptoje se nė atė sallė ju kėndohej “dy gjysmave” shqiptare, asaj qė ka ndenjtur nė vend dhe asaj qė ėshtė larguar prej saj. Nėn njė ndriēim tė fuqishėm dhe nje teknologji bashkėkohore skena dukej si njė ėndėr e pakapshme. Shumė artistė madje edhe ata mė me emer nė Shqipėri do ta kishin zili. Njė koncert i tillė pėshpėritej gjithandej rrallė herė ėshtė realizuar edhe nė Tiranė. Kėngėt magjepsėse arbėreshe dhe njėmbėdhjetė kėngė te reja qė Lirio kishte pėrgatitur posaēėrisht pėr koncertin e tij nė Vlorė plotėsuan njė koncert tė pasur dhe shumė tė larmishėm.

I ftuar nė kėtė koncert ishte princi i muzikės sė vėrtetė pop-shqiptare Redon Makashi i cili fuqishėn nė sallė i uroj mirėseardhjen nė Shqipėri Lirios dhe u shpreh se ishte kėnaqėsi tė merrje pjesė nė njė koncert tė tillė, u ndjeva me tė vėrtetė artist tha Redoni nėn njė skenė kaq madhėshtore me njė ndriēim kaq tė fuqishėm dhe me nje teknikė tė mrekullueshme. Ishin momente tė magjishme u shpreh botuesja Zenepe Luka pėr koncertin e Lirios. Askush nuk ka bėrė njė koncert tė tillė nė Vlorė, me njė nivel kaq tė lartė artistik. Lirio ky djalosh vlonjat na ka lėnė tė mahnitur. Ndjehemi krenar qė njė vlonjat po e pėrfaqėson kaq denjėsisht Shqipėrinė edhe jashtė kufijve tė saj.

I mrekullueshėm jo vetem fakti se Lirio kendon shume bukur, por mbi te gjitha, vlersimi i tij per ate qe sot i mungon kultures dhe ndergjegjies sone kombetare u shpreh Genci Demiri, drejtori i televizionit AMANTIA. Kur e pyetėm se si i shikon gjėrat nė Shqipėri nė lidhje me artin dhe shqiptarėt Lirio na tha: - Instikti i progresit dhe i kombit tek shqiptaret per fat te keq funksionon vetem si nje shprehje e te kerkuarit te nje jete me te mire per veten, duke harruar pothuajse plotėsisht nga vijmė, kush jemi dhe ēdo te behet me ne pas kesaj harrese. Eshte tragjike shprehet Lirio qe edhe ne filozofine e artit tone sot dominon uni dhe rrethi vicioz i politikes se interesit te ngushte. Kėtė shije tė hidhur mė lanė takimet kėto ditė me emra qė sot nė Shqipėri pėrbėjnė tė vetquajturėn prej tyre ‘elita e artit shqiptar’. Gjithashtu dua tė shtoj se mungesa e interesit dhe e pėrkujdesjes nga organet kompetente shtetėrore, meskiniteti dhe mungesa e ndjeshme prej tyre e te kuptuarit te artit si njė mision i madh i kombit, e ka bere sot Shqipėrinė tė shfaqet pėrpara botės si nje nocion me vlera te zbehta kur ne fakt e verteta eshte pothuajse madhėshtore.

Arti i Lirios buron nga zemra dhe suksesi shpreh fisnikerinė e shpirtit dhe tė artit tė tij. Duke dėgjuar kėngė nga albumi i tij KĖNGĖ NGA ARBĖRESHĖT E ITALISĖ SĖ JUGUT bindesh se nga nje shpirt i madh lind vetėm muzike e madhe. Thjeshtėsia e te kenduarit, sinqeriteti dhe emocioni i paster tė krijojnė ndjesinė e njė burimi magjik dhe tė kristalt. Egzistenca e tyre pa maniera dhe efekte te sofistikuara profesinale apo amatore e vendosin Lirion pa asnjė dyshim njė ndėr kėngėtarėt dhe artistėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i cili pėrbėn shpresėn e sė ardhmes sė muzikės shqiptare qė do tė mbetet ndėr breza. Ka dicka ne zerin e tij qe te merr me vehte duke plotėsuar kėshtu protretin e tij vokal dhe artistik i cili duket se rritet nė ēdo moment ne koncept dhe teknik e qė pa dyshim do te krijoj nje emer te madh e te vertet tė muzikės shqiptare e pse jo edhe asaj botėrore.

Tė nesėrmen Lirio u largua nga Vlora duke lėnė pas njė performancė tė shkėlqyer pėr tė vazhduar me pjesmarrjen e tij nė ditėt e ardhshme nė Festivlin e Kėngės Mesdhetare nė Kretė tė Greqisė. Duke u larguar ai na pėrshėndeti duke na thėnė: Sa herė tė ndjeni mall pėr mua, puthni sikur tė jem unė Detin dhe Tokėn e Shqipėrisė.

--------- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Pėrgatitur nga Teuta Llalla, Maj 2003



Veshja